Berisha: Protesta e 22 marsit do jetë një betejë për Europën për të hapur dyert e integrimit që i ka mbyllur Edi Rama

Berisha: Protesta e 22 marsit do jetë një betejë për Europën për të hapur dyert e integrimit që i ka mbyllur Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se protesta e 22 marsit do të jetë një betejë për Europën për të hapur dyert e integrimit që i ka mbyllur Edi Rama.

Berisha u shpreh se 22 marsi është një ditë frymëzimi për shqiptarët dhe i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në atë që e cilësoi si kryengritjen më të fuqishme paqësore që ka njohur Tirana dhe Shqipëria.

Gazetarët: Çfarë do të ndodhë me 22 mars zoti Berisha?

Sali Berisha: 22 marsi është ditë frymëzimi për shqiptarët, është dita kur de facto me votë rrëzuan diktaturën më të egër që kishin njohur.

22 marsi është dita në të cilën shqiptarët ftohen në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur Tirana dhe Shqipëria.

Sot, çdo qytetari i them kaq, se fati i tij, fati i Shqipërisë është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve.

Kjo është e vërtetë për aq sa është fat integrimi i Shqipërisë në BE se ai është fati më i mirë për Shqipërinë dhe për çdo qytetar.

Pra, 22 marsi është një betejë për Europën, për rrugën evropiane.

Është një betejë kundër një njeriu që për të mbrojtur vjedhjet e tij, iu mbylli shqiptarëve dyert e integrimit në BE.

Këto dyer nuk mund t’i hapë askush, nuk mund t’i hapë asnjë vend, nuk mund t’i hapë asnjë institucion tjetër përveç qytetarëve shqiptarë, të cilët duhet të ngrihen fuqishëm në këtë betejë!

Share it :