Onkologjiku pa ilaçe, pacientët në mëshirë të fatit/ Qytetari: Kam 1 muaj pa marrë “abirateron”

Onkologjiku pa ilaçe, pacientët në mëshirë të fatit/ Qytetari: Kam 1 muaj pa marrë “abirateron”

Disa ditë pas kësaj deklarate të ministre së Shëndetësisë Evis Sala, Spitali Onkologjik nuk ka barin abiraterone apo ilaçe të tjera alternative. Një pacient i Onkologjikut thotë se ka një muaj pa marre medikamentin për kancerin e prostatës. Pacienti tregon se nuk ka mundësi ti blej ilaçet në tregun e zi.

Sipas tij, është tallje ajo që po u bën shteti shqiptar, duke marrë parasysh faktin se këta paciente, përballen me kancerin. Pacienti tregon se edhe petscanin, e ka bërë në Itali, pasi në Shqipëri nuk ka një pajisje të tillë.

Qytetari tregon gjithashtu se edhe tek spitali francez situate është skandaloze, me lentet që mungojnë prej një viti. E kontaktuar nga News24, për mungesen e medikamenteve Ministria e Shendetesise thotë se, sipas FSDKSH-se, po punohet për vijueshmerine e furnizimit me abirateron.

Ndërsa sa i takon denoncimit se prej një viti nuk ka lente, Ministria e Shëndetësisë thotë se; “Ndërhyrjet për katarakten nuk janë ndërprerë”.

Sipas QSUT-se ndërhyrjet po kryhen sipas një prioritizimi të rasteve, të vlerësuara nga mjekët e shërbimit. Kjo situate thotë Ministria e Shëndetësisë do të vijoje deri në lidhjen e kontratës së re të furnizimit me lente./Balkanweb/

Share it :