“Xhaketa dhe kollare të shtrenjta”/ Sa kushtojnë veshjet e Edi Ramës
Në një kohë kur qeveria, me në krye Edi Ramën është përfshirë nga skandalet, ku nuk mungojnë akuzat për vjedhje e korrupsion, është diskutuar edhe se sa shtrenjtë kushtojnë rrobat e zyrtarëve.
Sipërmarrësja Ester Nuriu, e ftuar në Top Story, ka komentuar veshjet e Edi Ramës, teksa u shpreh se ai luksin e gjen tek cilësia më shumë se te markat.
Sipas saj, veshjet e Ramës janë të shtrenjta, mund të duken marka që nuk njihen shumë por kushtojnë.
“Mendoj që veshjet e Ramës janë të shtrenjta, janë të shtrenjta, ka shumë marka që nuk njihen, pra as emrin nuk ja themi në mënyrën ekzakte sepse nuk janë marka të ‘bërtitura’. Nëse flasim për T-shirt që janë pak më “oversize” apo të gjëra, e kanë luksin tek cilësia dhe kryeministri për këtë ka luftuar, mendoj unë me mënyrën e veshjes së tij, se si ai ka përdorur cilësinë, që nga kollaret, ato xhaketat pak më të ndryshme”, u shpreh Nuriu.






