Alizoti: Marrëdhëniet me Gjermaninë në krizë të madhe, veto për Shqipërinë, alarm kombëtar
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, deklaroi se Shqipëria po përballet me një nga krizat më të mëdha në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Gjermaninë, duke paralajmëruar se mund të ketë zhvillime negative për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
I ftuar në emisionin ‘Ora 19’ me gazetaren Armela Ferko në SYRI TV, Alizoti tha se edhe refuzimi i një takimi me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë është interpretuar si një mesazh politik.
Sipas tij, shërbimet sekrete europiane po ushtrojnë presion mbi politikën gjermane për shkak të shqetësimeve që lidhen me situatën në Shqipëri.
Ardhja e ministrit të jashtëm të Gjermanisë ka qenë në këtë pikë që i kanë thënë që refuzimi i takimit të tij ka qenë një mesazh politik.
Është mesazh politik. Dhe nga ato burime, janë shërbimet sekrete të cilat i bëjnë presion politikës gjermane, e cila nuk e ka thyer ndonjëherë linjën e saj për zgjerimin e BE-së, për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Pse? Sepse është shumë e rëndësishme për Europën, në këtë mini krizë ose këtë problem që ka edhe me Trumpin, Amerikën, të mbylli dhe të forcojë Bashkimin Europian. Dhe për Gjermaninë është shumë e rëndësishme, se nëse themi Gjermania, kemi thënë Europa.
Dhe ata, fakti që ata e tejkalojnë këtë gjë, dhe po duan të fusin në Bashkimin Europian, pra është kandidate Ukraina e vende të tjera, pra që ka shprehur dëshirën për të qenë anëtare e BE-së, Shqipëria ka qenë e padiskutueshme. Fakti që ata mendojnë veton për Shqipërinë, ky është një tejkalim i politikës së jashtme.
Shiko, të dalim, të dalim në konkludime, që mos i, mos i lodhim njerëzit. Pra, ëh, kjo është kriza më e madhe mendoj unë që në sytë e mi, por në marrëdhëniet me ndërkombëtarët, me gjermanët më e madhe që ne kemi kaluar ndonjëherë dhe kriza më e madhe, unë do ta quaja, kombëtare sot për Shqipërinë.
Pse? Sepse bota sot është globale dhe ne jemi një vend i vogël, duhet të jemi aleat i dikujt, pra duhet të përfshihemi dhe fati jonë duke qenë në Europë, duhet të jemi pjesë e Bashkimit Europian. Këtu ka dy gjëra shumë, shumë tragjike. Njëra është nisma që bën Rama, pra ajo editoriali që e botoi dhe Faceti, e bën Rama dhe e mbështet Vuçiç, e cila është totalisht antikombëtare. Por nëpërmjet pellgut mediatik që ai ka ndërtuar, njerëzit nuk e kuptojnë këtë gjë, sa e rëndësishme dhe sa tragjike është kjo për Shqipërinë. Që sot, në parlamentin e Shqipërisë, me votat e grabitura nga kartelet, se unë nuk besoj që PD-ja dilte me atë rezultat në Elbasan, në Fier, në gjithë Shqipërinë, e në Durrës e kudo, ishte, është kjo botë e krimit që është ndërtuar.
Deri dje, pra duhet të kuptojmë një gjë dhe për ata që mendojnë ndryshe nga ne dhe që mund të jenë dhe me Ramën. BE-ja nuk ka gjë me Ramën. Rama madje, madje, pra nuk ka gjë qëllimisht të themi me Ramën, por e ka politikisht. Madje Rama në fushatën e tij elektorale e kishte tezë politike integrimin në BE. Dhe unë ku kam mundur të flas edhe me kolegët, edhe me elektoratin, që ne nuk mund të jemi pjesë e BE-së duke qenë një vend si Kolumbia, më e keqe se Kolumbia, por si Meksika.
Nuk kemi si të jemi në BE kur Shqipërinë e ndërtojnë, e drejtojnë, mjafton që kartelet në Shqipëri t’i vënë gishtin një ndërtese, një toke, një pike strategjike, ajo u përket atyre. Pra, ne nuk kemi si të jemi si BE-ja, si Roma, si Berlini, si Parisi, kur ky është një vend si Meksika. Mos dhe më keq se Meksika. Tani, dua të them këtë gjë. Jo, atëherë, Shqipëria që është kthyer në një, në një ishull piratësh, ku këta dalin nëpër botë, tregtojnë kokainë dhe rivijnë në Shqipëri, është një problem i madh për Europën dhe kryesisht për Gjermaninë.
Dhe fakti që ata janë bërë kaq radikalë, duke kaluar edhe konceptin e tyre të politikës së jashtme, që është kundra tyre, nuk e kanë bërë asnjëherë, ndërsa ata pretendojnë dhe mendojnë të vendosin veton, është një hap shumë, shumë i madh. Pra, këto llahktaritë që ata dinë nëpërmjet shërbimeve sekrete, të cilat ju bëjnë presion atyre, është sepse këtu, dhe ne, edhe njerëzit, dinë shumë, shumë pak ç’ndodh këtu. Ata e dinë më mirë nëpërmjet burimeve sekrete. Dhe ata nuk e lëshojnë në këtë pikë ata. Duke qenë një shtet serioz, një shtet…
Jo, nuk e falin më atë këtë punë. Ata nuk falin, por këtu e pëson dhe Shqipëria dhe ky është lajmi i keq për Shqipërinë. Dhe fakti që ky nis me Vuçiçin atë nismën, që thotë, vetëm për të qëndruar ky në pushtet, po nuk ka rëndësi për interesat e Shqipërisë, ai thotë që ne nuk duam të jemi anëtarë me të drejta të plota të BE-së, sepse ky e ka informacionin, pra këtë që po themi bashkë, që unë po diskutoj me ju, që ata nuk e duan në BE me këtë’, u shpreh ndër të tjera, Tomorr Alizoti në SYRI TV.






