Ndryshime në komisionet parlamentare, Rama e dëbon Spiropalin edhe nga Komisioni i Jashtëm
Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali duket se nuk do të ketë më asnjë lidhje me misionin diplomatik në Shqipëri.
Sipas burimeve për mediat, gjatë seancës që do të mbahet ditën e nesërme do të ketë ndryshime të anëtarëve të disa komisioneve, ku mësohet se ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali do të emërohet në Komisionin e Sigurisë.
Gjithashtu pritet që Pirro Vëngu të emërohet te Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, një tjetër kërcitje si lëvizje, pasi si ish-ministër i Mbrojtjes, kontributi i tij mund të ishte më i nevojshëm te Komisioni i Sigurisë.
Elisa Spiropali u shkarkua si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj u emërua Ferit Hoxha.
Po ashtu Pirro Vëngu u shkarkua si Ministër i Mbrojtjes dhe vendin e tij e zuri Ermal Nufi./A2CNN/






