Rama i etur për gjak politik’/ Malaj: Kjo qeveri është e babëzitur për pushtet
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në një intervistë për SYRI TV, ka folur për gjendjen ekonomike dhe institucionale të Shqipërisë, duke e cilësuar si “shumë kritike”.
Ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të investimeve publike dhe korrupsion të lartë në sektorin e infrastrukturës, duke theksuar se afro 1 miliard euro humbasin çdo vit nga abuzimet dhe mungesa e eficencës.
Malaj paralajmëroi për rrezikun e “kapjes së shtetit” nga krimi i organizuar, duke përmendur ndërtimin, lojërat e fatit dhe pastrimin e qyteteve si sektorë ku mafia depërton tradicionalisht.
“Kemi arritur në një vend ku krimi ka kapur shtetin. Kjo quhet state capture. Dhe ne qeverisemi nga një qeveri që është e etiketuar e babëzitur për pushtet.” – tha Malaj.
Malaj shtoi se kryeministri Rama është “i etur për gjak politik”: “Sapo të forcohet më shumë, aq më shumë gjak do thithë nga ju. Dhe këtë e di sepse njoh natyrën dhe kam bërë studime për psikologjinë e leadership.”






