Bardhi: Grupet kriminale të Fierit kërcënuan dëshmitarë për llogari të Ballukut – Përgjimi i SPAK 1 ditë pas pezullimit
Grupet kriminale të Fierit kanë kërcënuar jo vetëm një bashkëtëpandehur në dosjen e Ballukut por edhe dëshmitarë.
Kreu i Grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi zbulon detaje nga materialet prej 16 mijë faqesh që SPAK ka vendosur në dispozicion të Kuvendit për të kërkuar që ti hapet rruga për arrestimin e Belinda Ballukut.
Bardhi thotë se kërcënimi ka ndodhur më 20 nëntor, pra një ditë pasi ndaj Ballukut I është caktuar masa e sigurisë nga GJKKO për pezullim nga detyra dhe ndalim jashtë shteti.
Bardhi ngre dhe pyetje ndaj Ramës nga e di ky çfarë provash ka sjellë prokuroria në USB-në me 16.000 faqe? Kur ky nuk i ka tërhequr provat? Nga e di ky cilësinë e këtij përgjimi?
Pjesë nga deklarata e Bardhit
Nga ana tjetër, sipas kryeministrit, e kanë shkruar dhe në raport, një gënjeshtër tjetër, që transkripti i përgjimeve me të cilën prokuroria dokumenton ushtrimin e presionit përmes grupeve kriminale dhe po e them për herë të parë, bëhet fjalë për grupe kriminale që veprojnë në qarkun e Fierit, sipas përgjimeve të prokurorisë.
Aty ku Edi Rama ka caktuar si drejtuese politike Belinda Ballukun. Dhe nuk e kanë bërë për të mbrojtur Belinda Ballukun, e kanë bërë për të mbrojtur paktin mafioz që kanë bërë me pushtetin e Belinda Ballukut. Dhe nuk është e vërtetë që bëhet fjalë për thashetheme, janë prova të dokumentuara se si grupet kriminale, të fortët e qarkut të Fierit, siç thotë transkripti i prokurorisë, kanë ushtruar presion ndaj dëshmitarëve dhe të pandehurve të tjerë për llogari të Belinda Ballukut. Dhe gënjeshtra është, dhe ju e shihni, i drejtoheshe lartmadhnisë së tij Ulsi Manja dhe ai e konfirmonte me kokë, ishte që ky përgjim kishte qenë në dispozicion të prokurorisë ku ajo ka kërkuar masën e parë të sigurimit.
Të gjithë jeni dëshmitarë që masa e parë e sigurimit nga Prokuroria e Posaçme është kërkuar në gjykatë në datën 14 Nëntor.
Dhe gjykata ka vendosur caktimin e masës dhe i është komunikuar të pandehurës Belinda Balluku në datën 19 Nëntor.
Përgjimi i realizuar nga prokuroria është i datës 20 Nëntor. Pra një ditë pasi i ishte caktuar masa e sigurimit. 20 Nëntor 2025, ora 12:23 minuta e 35 sekonda ka nisur telefonata e përgjuar nga prokuroria. Dhe prokurori këtë transkript të këtij përgjimi e ka patur në dispozicion, siç thotë data e dokumentit, në 3 Dhjetor të vitit 2025. Pra është një gënjeshtër ajo që kanë shkruar në raport dhe një gënjeshtër ajo që tha Edi Rama se prokuroria e ka patur këtë përgjim në dispozicion ku ka kërkuar marrjen e masës së parë të sigurimit. Nuk e ka pasur. Ka ndodhur ky kërcënim apo intimidim ndaj dëshmitarëve të nesërmen kur prokuroria ka kërkuar masën e parë të sigurimit. Dhe gënjeshtra tjetër ishte që e kërcënuara është vetëm një e bashkëpandehur me zonjën Balluku. Është e pavërtetë. Prokurorët konfirmuan në mbledhje që nuk bëhet fjalë vetëm për një rast intimidimi. Bëhet fjalë për dy kërcënime ndaj dy personave, ku njëra ka statusin e të bashkëpandehurës, ndërsa tjetra është në listën e dëshmitarëve të prokurorisë. Ka sjellë këta prova, kanë marrë arkivën e ministrisë.
Së pari, secili gazetar që është në këtë konferencë, por dhe qytetarët që na ndjekin, kanë dëgjuar Edi Ramën të thotë që ai nuk i ka parë provat. Kanë dëgjuar përfaqësuesit e mazhorancës të thonë që ata nuk i kanë tërhequr provat. Nga e di ky çfarë provash ka sjellë prokuroria në USB-në me 16.000 faqe? Kur ky nuk i ka tërhequr provat? Nga e di ky cilësinë e këtij përgjimi? Sepse ka thënë publikisht, ai dhe përfaqësuesit e tij dhe e pandehura Balluku






