Tiranë-Beograd, raketa balistike simultane mbi drejtësinë
Ga Basir Collaku
I pari e nisi babloku. Retorikë nukleare ndaj SPAK e Gjykatave. Pastaj nismë ligjvënëse për tkurrjen e kompetencave procedurialo-penale të organeve hetimore e gjyqësore si dhe depenalizimin e shumë figurave penale karakterizuese të qeverisë e qeverisjes së tij në draft-kodin e ri penal.
U sintetizua dhe Aleksandër Vuçiçi me këtë frymë e veprim. Me anë të një deputeti anonim të partisë së tij dërgoi në parlamentin serb një paketë ligjore që synon praktikisht zhveshjen nga kompetencat e deritanishme të TOK(ekuivalenti serb i SPAK).
Jo vetëm kaq. Sipas mediave serbe Nova dhe Radar, “nga 1 mars 2026 Serbia ka lënë vakant vendet e hetuesve serbë në njësinë SKY ECC të EUROPOL dhe të prokurorit special ndërlidhës në EUROJUST.
Duke lënë jetime 200 dosje të personave të profilit të lartë serbë me pseudonimet në SKY ECC “Oskar”(Shefi i madh, i paidentifikuar ende…), “Edo”, (Shefi i shërbimit sekret), “Markus”,(Kryetari i Gjykatës Apelit Beograd), Dollar” (Ministri i Brendshëm), “, etj…
A do ta imitojë babloku Vuçiçin edhe në këtë pikë?






