Ndodh edhe kjo/ Fyeu rëndë deputeten Vokshi, Kuvendi mbron Taulant Ballën, përjashton Bardhin e Balliun

Ndodh edhe kjo/ Fyeu rëndë deputeten Vokshi, Kuvendi mbron Taulant Ballën, përjashton Bardhin e Balliun

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe ligjvënësi tjetë demokrat, Klevis Balliu u përjashtuan me 10 ditë nga Kuvendi.

Vendimi u mor këtë të hënë, 9 mars nga Sekretariati i Etikës, pas seancës së fundit parlamentare të 5 marsit, ku deputetja e PD, Albana Vokshi u ofendua rëndë nga Taulant Balla.

Në vend që të përjashtohej ky i fundit për shkak të fyerjes publike ndaj Vokshit, ku Balla i kujtoi ‘0900’, kryeparlamentari Niko Peleshi me sa duket ka zbatuar urdhrin politik të shefit të tij, Edi Rama për të përjashtuar dy ligjvënësit.

Po ashtu PD kishte kërkuar përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës për shkak të fjalorit të përdorur drejt deputetes së PD, Albana Vokshi, ndërsa kërkesa u hodh poshtë nga Sekretariati i Etikës.

Share it :