Berisha: Rama nuk i mbijeton këtij viti, ai po e dëmton në palcë integrimin në BE!

Berisha: Rama nuk i mbijeton këtij viti, ai po e dëmton në palcë integrimin në BE!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjate një konference shtypi tha se, Rama nuk i mbijeton këtij viti, ai po e dëmton në palcë integrimin në BE.

Anisa Kadesha: Z. Berisha, e pengon procesin integrues të vendit vendimi i sotëm i shumicës për të mos bashkëpunuar me drejtësinë në luftën kundër korrupsionit?

Sali Berisha: I bllokon proceset integruese. Absolutisht, i bllokon.

Edhe njëherë, nuk ka dyshim, pavarësisht nga përpjekjet që mund të bëjë një vend apo një vend tjetër, por nuk mund të kapërcejnë kurrë atë grup vendesh që kërkon shtetin ligjor dhe Kushtetutën.

Ka në këtë mes mbështetës edhe për pamfletin Rama-Vuçiç, që de facto do të thotë nxjerrje jashtë procesit të integrimit të Shqipërisë dhe Serbisë.

Në thelb, edhe ajo është nxjerrje e Shqipërisë jashtë procesit të integrimit, kalimi i Shqipërisë vetëm në sfondin e tregtisë së lirë.

Kështu që për të dëmtuar, e dëmton në mënyrë palcore, por ju e morët vesh, Shqipëria si asnjë vend tjetër në planet hyri edhe në platformat e basteve, në Polymarket nëse do mbijetojë Rama vitin 2026 apo nuk do mbijetojë.

Unë u them atyre që vunë bastin që nuk mbijeton, do e fitoni bastin.

Shqiptarët do i japin duart Edi Ramës shumë shpejt.

Le të mbledhë të gjithë kartelet e drogës të botës, populli shqiptar do triumfojë mbi to.

Share it :