Berisha: Fjala është vetëm e qytetarëve! Me datën 12 e gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore…

Berisha: Fjala është vetëm e qytetarëve! Me datën 12 e gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore…

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, fjala është vetëm e qytetarëve! Me datën 12 e gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore…

Berisha: Fjala e tij sot, dëshmoi edhe njëherë se është i gatshëm për çdo skenar dhe të mos paraqitet vetë para ligjit, para drejtësisë.

Ndaj dhe sot, për çdo qytetar shqiptar, fjala është e tij.

Fjala është e qytetarëve.

Parlamenti është totalisht i aneksuar.

Është një instrument i narkodiktaturës, i pushtuar nga Edi Rama.

Drejtësia shumëzohet me zero nga Edi Rama.

Ai, i garantoi qytetarët, se vjedhja nga qeveritarët nuk do të ndëshkohet.

Se vjedhja nuk do konsiderohet më krim për qeveritarët shqiptarë.

Fjala është vetëm e qytetarëve.

Me datën 12, e gjithë Shqipëria para parlamentit në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur vendi.

Zgjidhja është vetëm në duart e qytetarëve.

Unë kam bindje se shqiptarët, pavarësisht nga bindjet politike, njerëzit me integritet dhe njerëzit e ndershëm që jetojnë me djersën e ballit të tyre nuk do pajtohen kurrë me këtë vendim të Edi Ramës, me të cilin ai u thotë se vjedhja e tyre nga qeveritarët nuk mund të ndëshkohet.

Share it :