Ndodh ajo qe pritej/ Rama nuk e leshon, nuk jepet imuniteti i Ballukut per arrestimin e saj
Partia Socialiste ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizim heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj.
Ulsi Manja i cili prezantoi raportin e anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve, deklaroi se nuk ka vend për zëvendësim të masës së sigurisë.
Manja tha se i rekomandon seancës plenare që të mos votojë kërkesën e SPAK me qëllim arrestimin e Ballukut.
“Ne si anëtarë të shumicës parlamentare në këshillin për rregulloren, mandatit dhe imunitetit i rekomandojmë seancës plenare rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Është e vërtetë që lufta kundër korrupsionit është prioritet, por në këtë rast nuk kemi as akuze për korrupsion. Ky rekomandim nuk e pengon SPAK të vijojë hetimet, ajo e ka masën. Ne e konsiderojmë tashme vetëm si çështje qe i takon drejtësisë. Për veprën penale te shkeljes se barazisë ne tenderë tashmë ka praktike të konsoliduar për ndjekjen e hetimeve pa mase sigurimi personal, e jo më të kërkohet zëvendësim i masës së sigurimit”, tha Manja.
Manja deklaroi se vepra penale shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike nuk është një vepër korruptive.
Manja tha se narrativa e SPAK se Balluku mund të prishë provat apo të arratiset, është hipotetike, pasi ajo tashmë është shkarkuar nga funksionet e saj dhe është vetëm deputete.
“Në lidhje me faktin nëse kërkesa është bërë nën ndikime politike. Ndonëse mbrojtësit e Ballukut nuk bënë pretendime, ama këshilli konstaton një fakt publik, kallëzimi i bërë në gusht 2024 është bërë nga Lulzim Basha ish kryetar i PD. Kallëzimi i dytë në shtator 2024 nga Gazment Bardhi, i cili ka qenë në kushtet e konfliktit të pastër të interesit.
Më vonë pastaj në 2025 këto dy procedime penale janë bashkuar në një procedim penal dhe që sot mban një numër unik procedimi mbi bazën e të cilit po zhvillohen hetimet.
Viti 2024 kohë kur u bënë kallëzimet për veprat penale shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, që nuk është një vepër korruptive, por është një vepër me natyre administrativo penale, koincidon me një periudhë parazgjedhore”, tha nder të tjera Manja.
Belinda Balluku, tashmë e shkarkuar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës, nuk mori pjesë në mbledhje.
Seanca plenare e 12 marsit do të vendosë për fatin e Belinda Ballukut. Partia Demokratike e ka publikuar raportin e plotë duke bërë të qartë mbështetjen për kërkesën e SPAK.






