Cara: Porti i Durrësit kërkon shekuj për t’u shlyer dhe nuk garanton fitim
Projekti i ri i portit tregtar në Durrës, i prezantuar si një investim strategjik, po kthehet në qendë akuzash për korrupsion, mashtrim dhe veprimtari antikombëtare.
Zëra kritikë argumentojnë se i gjithë projekti është ndërtuar mbi një seri gënjeshtrash, me qëllimin e vetëm për të grabitur asetin më të rëndësishëm publik të vendit, portin aktual, dhe për t’ia dhuruar atë interesave private nëpërmjet një skeme komplekse financiare.
I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, deputeti i PD Igli Cara tha se gjithçka nisi me premtime të mëdha që rezultuan të pavërteta.
Fillimisht, u deklarua se projekti do të realizohej nga firma prestigjioze “Emaar”, por në fakt pas tij qëndron “Eagle Hills”, një kompani offshore, 60% e pronësisë së së cilës mbetet e panjohur. Një tjetër premtim i thyer ishte ai se projekti nuk do të përdorte para publike.
Sipas deputetit të PD, realiteti tregoi të kundërtën: u vendos që shteti shqiptar të investonte 46% të shumës, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohej me kredi, duke e zhytur buxhetin e shtetit në një barrë të rëndë financiare.
Absurditeti i projektit bëhet edhe më i qartë kur analizohen shifrat. Plani parashikon një investim që arrin deri në 2 miliardë euro për një port, fitimet vjetore të të cilit, në vitet më të mira, nuk i kalojnë 5 milionë euro.
Kjo shumë aktualisht shërben për mirëmbajtjen e portit ekzistues. Një investim i tillë kolosal nuk ka asnjë logjikë ekonomike, pasi do të duheshin shekuj për t’u shlyer. Për më tepër, porti i ri tregtar paraqitet si një katastrofë edhe në dimensionet e tij fizike.
Ndërkohë që porti aktual i Durrësit ka një gjatësi prej 2.4 kilometrash, dhe portet konkurrente në rajon si ai i Pireut dhe Selanikut janë disa herë më të mëdhenj, porti i ri planifikohet të jetë vetëm rreth 800 metra i gjatë.
Kjo e bën atë praktikisht të papërshtatshëm për të ruajtur rolin strategjik të Shqipërisë si pikë hyrëse për Ballkanin dhe Korridorin e Tetë, duke u krahasuar me një “port për skafe e gomone”.
Deklarata e plotë:
“Atëherë, së pari, duhet të marrim impaktin që projekti i Alabar ka nisur në 3 dhjetor të vitit 2021. Në fakt që në momentin e parë, nuk kishim këto të dhëna, por kemi reaguar në atë kohë, ku kjo ishte mënyra se si po bëhej shkelje e marrëveshjes së stabilizim asocimit, dhënia pa garë mikut të Ramës dhe në fakt, të gjitha çfarë kishin parashikuar profesorët që duke filluar nga Rama, Balluku e me radhë, dolën të gjitha gënjeshtrat.
Sot, pas kaq vitesh kemi gënjeshtra pa fund për këtë projekt. Dhe na u tha që do të ishte një investim i firmës Emaar, e cila nuk ndodhi dhe për më tepër, është një kompani offshore.
Dhe kush nuk e di se kush është 60% mbrapa e kësaj kompanie. Kemi thënë gjithashtu që do të bëhet pa para publike, do të ishte nuk do të investonte, pastaj dolën që kemi 100%, në qoftë se i kujtohet që 46% do të investonte shteti, 54% do të merreshin me kredi dhe kjo nuk funksiononte, sepse kishte dhe një arsye, s’ja dimë se çfarë.
Porti nuk krijohet me koncept, nuk krijohet për të qenë një ent fitues, falas. Por, është një ent i cili duhet të sigurojë pikërisht takimin e madh. Porti i Durrësit ka një fluks prej 85% të mallrave tregtare që po vjen nga porti i Durrësit që hyn në Shqipëri.
Pra është një port me rëndësi të madhe, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për korridorin e tetë që kanë prekur dhe gjëra, por dhe për Kosovën.
Dhe ju keni një port i cili gjithsesi, me të gjitha rastet, në vitet më të mira të tij, ka kupuar 5 milionë euro dhe për çfarë përdoren këto 5 milionë euro? Pikërisht për të mbajtur portin në fund.
Pra porti nuk duhet konceptuar që do të bëjmë një port, t’i vendosim tarifa dhe të fitojmë para. Jo. Porti konceptohet pikërisht për të bërë pikërisht atë tranzitin që bëhet e mallrave, nga deti në tokë. Dhe prandaj po them që një investim te një porti që shkon deri në 2 miliardë euro, s’ka sens logjik”.






