2 mln euro, e ndertuar 2 vite me pare, shembet Ura e Mirakës-Polis Gureshpatë”

2 mln euro, e ndertuar 2 vite me pare, shembet Ura e Mirakës-Polis Gureshpatë”

Saga e shembjes së rrugëve në vendin tonë duket se nuk ka të ndalur.

Pas degradimit të disa akseve kryesore në vend, ku rasti më i freskët ishte ai i Librazhd-Prrenjas i cili bllokoi gjithë juglindjen, një tjetër segment është shembur.

Sipas raportimeve në media edhe rruga Ura e Mirakës – Polis Gureshpatë në qarkun e Elbasanit është shembur, ndonëse është ndërtuar vetëm dy vite më parë dhe ka kushtuar rreth 2 milionë euro.

Rruga lidh disa fshatra të zonës së Librazhd dhe sipas raportimeve, një pjesë e saj ka pësuar shkarje prej rreth dy muajsh, duke rrezikuar qarkullimin e mjeteve.

Pavarësisht dëmtimit të rrugës, nuk është marrë asnjë masë për riparimin e saj dhe nuk është vendosur as sinjalistikë paralajmëruese për drejtuesit e mjeteve.

Sipas raportimeve, shkarja e rrugës rrezikon të bllokojë lidhjen e disa fshatrave të zonës, ndërsa ky është një tjetër rast që tregon cilësinë e punimeve të dobëta në ndërtimin e infrastrukturës si dhe abuzimet e bëra me fondet.

Share it :