Maliqi publikon videon/ Ja KZAZ-ja e krimit që më grabitën mandatin

Drejtuesi Politik i PL-së për Qarku, Berat, Lefter Maliqi ka publikuar këtë të diel një video nga qendra e numërimit të votave në Kuçovë, teksa shprehet se ky është vendi i krimit, që sipas tij i grabitën mandatin.

 

 

Në videon e ndarë për mediat, Maliqi shprehet se KZAZ-ja 64, në Kuçovë, është sipas tij vendi ku eksponentë të PS kanë manipuluar votat në vitin 2023, duke ndërruar kutitë në orët e vona të natës.

Sipas tij, disa kuti votimi ishin pa pamje filmike, pa procesverbalet origjinale dhe formularët e marrjes së fletëve të votimit por kolegji nuk i ka dhënë të drejtë.

“Kjo ishte KZAZ-ja 64 e krimit elektoral në Kuçovë më 2023-shin, ku u ndërruan kutitë pasi ditën e diel kur u dorëzuan kutitë në 11 të natës anëtarët e KZA-s të PS dhe Alibeaj folën dhe e mbyllën rrufeshëm KAZA si në asnjë KZAZ tjetër me arsyen që do laheshin dhe unë u përplasa me policinë por ata u kthyen në orën 1 të natës ku filluan numërimin. Pasi ndërruan në atë dhomë të fshehtë pas dollapit dera sekrete që lidhej në errësirë me shkollën e mesme, dhe e ccuditshme jashtë s’ishte asnjë nga PS por erdhën në orën 1 kur filloj numërimi. Deri në orën 13:00 të ditës tjetër isha 462 vota, para mgjse kisha kandidat të Alibeajt dhe çudia ndodhi tek 8 kutitë e rreshtit të fundit ku dhe kur i hapi kolegji zgjedhor ishin pa pamje filmike pa procesverbalet origjinale dhe formularët e marrjes së fletëve të votimit 04 ishin vetëm me firmë kryetari e sekretari pra të PS dhe Alibeajt dhe asnjë anëtar skishte firmosur por kolegji s’më dha të drejtë. Gjithë Kuçova e di që grabitën mandatin dhe ende s’kanë mbaruar proceset e zvarritura gjyqësore”,- shprehet Maliqi.

 

Share it :