Email amerikan Ramës për anulimin e tenderit të Portit të Durrësit? Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë e konfirmon

Email amerikan Ramës për anulimin e tenderit të Portit të Durrësit? Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë e konfirmon

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleve, konfirmon se i ka dërguar kryeministrit Edi Rama, ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, drejtorit të Portit të Durrësit dhe Ministrit të Mbrojtjes një letër ku kërkon të anulohet tenderi për Portin e Durrësit.

“Mund të konfirmoj se e kam dërguar vërtet atë email, privatisht tek ata zyrtarë qeveritarë. Nuk është dërguar në emër të AmCham dhe nuk ka qenë i destinuar për publikim në media.

Gjithsesi, tani që e keni emailin, mendoj se nuk kam nevojë të bëj komente të mëtejshme. Përmbajtja e tij është vetë-shpjeguese”, tha Van Cleve.

Share it :