Porti i ri Durresit nje kotec korruptiv, prove e tradhetise se rende kombetare te Rames dhe kryeçeshtje per opoziten!

Porti i ri Durresit nje kotec korruptiv, prove e tradhetise se rende kombetare te Rames dhe kryeçeshtje per opoziten!

Nga Petrit Vasili

Eshte e qarte per te gjithe,ashtu sic e kemi paralajmeruar prej kohesh, Porti i ri Porto Romanos do te kete nje kotec qesharak dhe jo Porti kryesor i Shqiperise dhe porta e hyrjes se Korridorit te Tete.

Dhoma Amerikane e Tregetise ka argumentuar ne menyre asgjesuese dhe me argumente absolutisht te pakundershtueshme se jemi perpara nje demi me permasa te frikshme ekonomike si dhe humbjes reale te Portit te Durresit me nje dem 100 vjeçar.

Interesat kombetare te Shqiperise jane shitur shume keqas nga Edi Rama sepse ky Port eshte kaq i vogel dhe kaq i pamjaftueshem sa qe nuk i hyn ne pune as dreqit, pervec atyre tek te cilet eshte shitur Edi Rama.

Portet e Selanikut dhe te Pireut do te jene ata qe tashme naturshem do te perfitojne nga kjo tradheti kombetare e Rames.

Pasi Edi Rama deklaroi Porti do te ndertohej vetem me Koncesion dhe nga kjo 46% do të jepen nga qeveria dhe 54 % nga kompania që do të fitojë garën ndërkombëtare asgje nuk ndodhi.

U tha bile nga qeveria se edhe 46% qe ishte pjesa e shtetit do te paguhej nga Autoriteti Portual permes nje kredie, por as kjo nuk ndodhi.

Me tej i gjithe ndertimi i Portit u vendos nga Rama qe te behej i gjithi me buxhetin e shtetit per nje vlere 415 milion euro.

U tha qe do te kontribuonte edhe NATO, por as kjo nuk ndodhi.

Te gjithe specialistet thane publikisht se Porti i Ri per te pasur parametra te pranueshem dhe kompetitive kerkonte te pakten 1 miliard euro.

Eshte e qarte se pas Aferes se Alabarit per asgjesimin e Portit te Durresit per te ndertuar apartamente, ky projekt i Portit te Ri te Porto Romanos perben aferen me te rrezikshme korruptive te historise se Shqiperise.

Nje aset madhor me nje rendesi ekonomike dhe strategjike te jashtezakonshme si Porti i Durresit asgjesohet me vullnet te plote nga Rama.

Ne te gjithe kendveshtrimet kjo eshte qartazi nje tradheti kombetare e mirefillte kunder interesit me te larte publik dhe kombetar.

Kjo afere duhet te ndalet sot dhe tenderi per ndertimin e Portit te Durresit si nje kotec korruptiv qe qelbet ere duhet te anullohet urgjentisht sepse mbjell nje katastrofe ekonomike te vertete.

Opozita duhet ta kete kryeçeshtjen e betejes se saj politike, qe nga bllokimi ne terren, kallzimi i saj ne SPAK dhe deri ne ngritjen urgjente te nje Komisioni Hetimor Parlamentar per te gjithe kete aferë.

Te gjithe partneret nderkombetare duke filluar nga BE, SHBA, NATO etj duhet te informohen nga opozita per kete afere te perbindshme.

Ndersa SPAK duhet qe me te gjithe fuqine ligjore te hetoje ne themel kete veprimtari shune te rende antishteterore te Rames dhe qeverise si dhe ta shnderroje ne procesin hetimor me emblematik ndaj korrupsionit dhe tradhetise se vendit.

Te gjithe ne kembe per te mbrojtur inteteresat kombetare te Shqiperise te tradhetuara nga Edi Rama.

Share it :