Malaj për socialistët e Ramës: Zyrtarë që vjedhin si të babëzitur…

Malaj për socialistët e Ramës: Zyrtarë që vjedhin si të babëzitur…

Ish-ministri socalist i Financave Arben Malaj, në një intervistë për podkastin (PËR)SHTJELLIM të profesorit Ilir Kalemaj, bëri një deklaratë të fortë ku tha se Arben Ahmetaj dhe Ilir Beqaj nuk kanë qenë asnjëherë përfaqësues të socialistëve.

“Ato ishin sponsorizime private që bënte Rama”– tha Malaj.

Teksa profesor Kalemaj nënvizoi se PS është sjellë si PS në vitet 1997-2005, por jo si PS në vitet 2013-2025, Malaj tha se çdokush duhet ti bëjë një test vetvetes: E do apo nuk e do vendin e tij, do të shërbejë apo do të vjedhë?!

Malaj shprehet se Rama me cinizmin e tij përdori termin “xhaketa të vjetra”, por sot thotë ai “po e them që më mirë një xhaketë e vjetër se një xhaketë firmato e lyrosur 12 mijë dollarë e lyrosur nga llumi babëzisë. Zyrtarë me ego që vjedhin si të babëzitur…”

Më tej ai shprehet se “ne ishim te të 50-tat, çfarë xhaketash të vjetra, që u flakëm tej…”.

Malaj thekson se Shqipëria është vend i pabarazive të mëdha sociale, ekonomike, financiare dhe me hendek të thellë dixhital.

Në Shqipëri i njëjti produkt ushqimor ka çmim më të lartë se në Itali, shprehet ish-ministri socalist i Financave.

Këtu mund të ndiqni intervistën e plotë:

Share it :