Aulon Kalaja: Rama po kërkon nga Veliaj marrëveshje të re

Aulon Kalaja: Rama po kërkon nga Veliaj marrëveshje të re

Aulon Kalaja thotë se Belinda Balluku po i bën presion Ramës me grupin e saj të deputetëve në Kuvend, rreth 12.

Kalaja tha se për këtë shkak sot Balluku ka një realitet të ri, pas marrëveshjes që pati me kryeministrin, me largimin e saj në qeveri, duke futur ushtarët e saj.

“Nuk e kam parë Ramën më në siklet sa këtë radhë sa është detyruar të fusë në qeveri ushtarët e saj. Pra kemi një negociatë të re midis Ramës e Ballukut. Ajo sot ka një realitet në parlamentin e Shqipërisë, ka 12 deputetë sot.

Në rast se këta 12 deputetë do të ikin me një mocion mosbesimi, por dhe Veliaj ka disa deputetë në Kuvend. Dhe Rama ka kërkuar të bëjnë marrëveshje të re me të, por avokatët e tij amerikanë i kanë thënë që të qëndrojë neutral e të mos i kthejë përgjigje”, tha Kalaja.

Në lidhje me çështjen e Ballukut në SPAK, Kalaja tha se ish-zv/kryeministrja i ka nxjerrë vetë materialet nga dosja.

Më tej ai shtoi se në këto kushte, Rama po kërkon marrëveshje dhe me Veliajn që ka deputetë të tij në Kuvend.

“Rama ka kërkuar të bëjnë marrëveshje të re me të, por avokatët e tij amerikanë i kanë thënë që të qëndrojë neutral e të mos i kthejë përgjigje”, tha Kalaja në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Share it :