Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar si kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Ky vendim erdhi pas dështimit të takimeve me partitët opozitare për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Vetëvendosje thekson se ka ftuar disa herë opozitën për të gjetur një kandidat konsensual, por, sipas tyre, nuk ka pasur propozime konkrete.

LVV shprehet e bindur se zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe se mund të arrihet pajtueshmëri, duke ftuar sërish subjektet opozitare të propozojnë kandidatë, madje duke ofruar edhe mbështetje me nënshkrime nëse është e nevojshme.

Deklarata e plotë e LVV

Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, që erdhën si rezultat i një bllokade mbi dhjetëmujore, përveçse u mbajtën në një afat të afërt kohor, dhanë gjithashtu rezultatin më të qartë në historinë e Kosovës së pasluftës. Qytetarët folën fuqishëm kundër bllokimit të shtetit dhe në favor të themelimit të institucioneve.

Në të njëjtën kohë, i ftojmë edhe njëherë subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat. Nëse u nevojiten nënshkrime plotësuese ne ju ndihmojmë nga grupi ynë parlamentar.

Jemi të bindur se kjo sfidë është e kalueshme, zgjedhjet janë të evitueshme dhe është plotësisht e mundshme të gjejmë pajtueshmëri për të ecur përpara

Share it :