Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, segmenti që mirëmbahet nga “Alko Impex” burim rreziku

Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, segmenti që mirëmbahet nga “Alko Impex” burim rreziku

Rruga pranë liqenit të Gjinarit, në territorin e Elbasan, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si pasojë e një rrëshqitjeje toke, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve dhe sigurinë e banorëve.

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme shtresa e asfaltit është çarë mes për mes, në një segment të rëndësishëm të këtij aksi, i cili shërben si lidhje për disa fshatra të Gjinar.

Rruga përshkohet çdo ditë nga automjete private dhe mjete transporti, ç’ka e bën situatën edhe më shqetësuese. Çdo dëmtim i infrastrukturës jo vetëm që vështirëson lëvizjen, por rrit ndjeshëm edhe rrezikun për aksidente.

Ndërkohë ky segment mirëmbahet nga kompania “Alko Impex Construction” me pronar Arbër Abazin, i cili akuzohej se mori miliona euro tendera nga Belinda Balluku.

Sakaq banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për stabilizimin e terrenit dhe rikonstruksionin e plotë të rrugës, veçanërisht në prag të sezonit pranveror dhe veror, kur fluksi i turistëve drejt Gjinarit shtohet ndjeshëm.

Share it :