Berisha publikon deklaratën e Sekretares së PPE: Shqipëria në regres demokratik! Çfarë u konstatua

Berisha publikon deklaratën e Sekretares së PPE: Shqipëria në regres demokratik! Çfarë u konstatua

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka publikuar deklaratën e Sekretares së Përgjithshme të Partisë Popullore Europiane, Dolors Montserrat, lidhur me konkluzionet e Misionit Faktmbledhës të PPE në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Në videon e ndarë në rrjete sociale, Montserrat thekson se Shqipëria dhe Mali i Zi përballen me një sfidë të përbashkët: mbrojtjen e demokracisë në rrugën drejt integrimit europian.

Sipas Montserrat, është konstatuar se Shqipëria po përjeton regres demokratik, rritje të krimit të organizuar dhe fenomene të kapjes së shtetit.

Ajo përmend mungesën e pavarësisë së gjyqësorit, dobësimin e shtetit të së drejtës dhe problemet me lirinë e medias si shqetësime kryesore të evidentuara gjatë misionit.

“Ne përfunduam misionin tonë në Podgoricë dhe Tiranë dhe mesazhi nga Partia Popullore Europiane është i qartë: ne qëndrojmë përkrah tyre në rrugën drejt Bashkimit Europian. Por jo me çdo kusht”, shprehet Montserrat ndër të tjera.

 

Share it :