Protesta e opozitës pa podium e fjalime, çfarë pritet para Kryeministrisë
Opozita mban sot në orën 18:00 protestën e pestë kombëtare kundër qeverisë dhe mënyrës së drejtimit të vendit. Ndryshe nga tubimet e mëparshme, këtë herë nuk do të ketë podium dhe as fjalime. Protesta mund të marrë formën e një marshimi në rrugët e Tiranës dhe nuk përjashtohet mundësia e tensioneve.
Organizatorët pritet të shmangin zonën e Parlamentit, pasi pranë ndodhet Xhamia e Namazgjasë dhe gjatë Ramazanit ka prani të lartë besimtarësh. Ndërkohë, policia ka marrë masa të shtuara sigurie, me mbi 1500 efektivë të angazhuar dhe me barriera metalike të vendosura para kryeministrisë.






