VIJOJNË PËRPLASJET NË RRJOLL

VIJOJNË PËRPLASJET NË RRJOLL

Dhjetëra banorë të fshatit Rrjoll dhe zonave përreth dolën këtë të shtunë në protestë kundër ndërtimit të resortit “Blue Borgo” nga biznesmeni Bashkim Ulaj.

Banorët thyen xhamat e eskavatorëve dhe kabinave të kompanisë “Gener 2”, si dhe dëmtuan disa makina të kompanisë private të sigurisë “Breçani Security”, e kontraktuar për ruajtjen e kantierit.

Protesta vjen pasi familjes Malaj iu njoh e drejta e pronësisë mbi 2.1 hektarë tokë në Rrjoll nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, pas një procesi gjyqësor që nisi në vitin 2018 dhe zgjati 8 vite.

Banorët kërkojnë që edhe pjesa tjetër e tokës ku po ndërtohet resorti të kthehet në pronësi të ligjshme.

Punimet për resortin “Blue Borgo” kanë filluar në fillim të shkurtit dhe parashikojnë 33 struktura akomoduese dhe shërbimi, me objekte nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, në një sipërfaqe prej 146 hektarësh.

Subjekti zhvillues është shoqëria “ABA Blue Borgo”, e cila ka statusin e investitorit strategjik.

Share it :