Si e paralajmeroi Rama shkarkimin e Spiropalit!

Si e paralajmeroi Rama shkarkimin e Spiropalit!

Kryeministri Edi Rama ka bërë një sërë ndryshimesh në qeveri mbrëmjen e sotme gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Një ndër lëvizjet është largimi i Elisa Spiropali nga posti i Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa në vend të saj është emëruar Ferit Hoxha.

Disa muaj më parë, Rama kishte shprehur publikisht pakënaqësinë për drejtimin e Ministrisë së Jashtme, duke e cilësuar atë si një dështim dhe duke theksuar nevojën për reformim të thellë.

“Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë.

Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër. Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë.”

Ndërkohë, ditën e djeshme Spiropali, gjatë një vizite në Kosovë, u takua me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin shkëmbeu vlerësime pozitive, pavarësisht raportit të ftohtë që Kurti ka pasur me Ramën.

Share it :