Mbron dy grupe kriminale në qeveri”/ Çollaku: Rama së shpejti ‘i pandehur’
Gazetari Basir Çollaku, ka komenuar fjalimin e Edi Ramës, të mbajtur në mbledhjen e PS-së, për rastin e Belinda Ballukut.
I ftuar në Syri TV, Çollaku u shpreh se fjalimi i Ramës, i perceptuar gjerësisht si një sulm frontal ndaj sistemit të drejtësisë, nuk ishte një mbrojtje për zëvendësen e tij Balluku, por një akt vetëmbrojtjeje i nxitur nga paniku.
Sipas tij, deklaratat e Ramës sugjerojnë se hetimet e Prokurorisë së Posaçme po i afrohen rrezikshëm vetë kryeministrit, duke e detyruar atë të dalë hapur në mbrojtje të vetes dhe të rrjetit të tij, i cili dyshohet se përfshin dy “organizata kriminale” brenda Këshillit të Ministrave dhe lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës.
“Prej vitesh, partnerët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në dhe BE-në, kanë paralajmëruar vazhdimisht për nivelin alarmant të pastrimit të parave dhe trafikut të drogës në Shqipëri, një shqetësim që duket se është injoruar nga qeveria.
Për gazetarin Çollaku, Rama tashmë është praktikisht një “person nën hetim” dhe se thirrja e tij në SPAK është vetëm çështje kohe, pavarësisht presionit që ai ushtron publikisht.
Dhe ajo çfarë reflektoi në vështirësitë e komunikimit të zotit Rama në atë raketë dy orëshe e gjysmë, ai fliste sot si avokati i Belinda Ballukut. Pra ishte në mungesë të saj. S’kishte shkuar as vetë, kishte çuar avokatin dhe avokati i saj ishte natyrisht kandidati i pandehur i kryeministrit Edi Rama. U vu re një sulm i vazhdueshëm radikal ndaj strukturës së posaçme, ndaj prokurorisë, ndaj gjykatave, ndaj institucioneve të drejtësisë, ndaj gjithë botës, mjafton që zëvendësja e tij e bashkëpandehura të mos shkojë shumë shpejt aty ku kërkon prokuroria e posaçme. Unë besoj se janë minuta shtesë që Rama po përpiqet të përfitojë me nxitim. Tashmë nuk ka asnjë aleat, nuk ka as drejtësinë për të cilën ai pretendon se e paska krijuar ky, le të themi sterili ligjor që paska bërë drejtësinë, nuk ka as Shtetet e Bashkuara, nuk ka as Bashkimin Europian, por tashmë ka një hall të madh sepse do t’i duhet, përveç Ballukut që në përpjekjen e fundit nuk ka ku të shkojë tjetër veçse ta lëshojë, edhe emra të tjerë të grupit parlamentar, emra të tjerë të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë të përballen me drejtësinë. Po ku janë qindra milionë euro, ku përgjegjëse për të vëzhguar, të mbikëqyrur ligjërisht, mbarëvajtjen e këtyre procedurave, këtyre prokurimeve, këtyre parave publike, destinacionin e tyre, mënyrën se si janë shpenzuar, pikërisht në atë detyrë ka qenë zonja.
Historia është se këtu kemi organizatë kriminale. Kemi dy organizata kriminale në godinën e Këshillit të Ministrave, dhe eprori i këtyre organizatave është Edi Rama. Sigurisht që akuza që jam i bindur që do të shkojë nga struktura e posaçme, grupi i struktura kriminal, organizatë kriminale edhe për Ballukun, siç është për AKSHI-n dhe kjo organizatë kriminale, ky grup ka vepruar në bashkëpunim. Në bashkëpunim me kë? Me vartësit e tij e dimë, por sigurisht nga mesazhet e publikuara, nga 16.000 faqe që janë dërguar në kuvend dhe mijëra të tjera që ka në prokurorie, ajo ka bashkëpunuar me Edi Ramën dhe këtu në mesazhet e publikuara, ne e kemi lexuar të gjithë, kur thotë këtë tender do ta marrë filani se e do Rama. Këtij ja ka dhënë Rama, këtij ja ka dhënë Rama, këtë më ka thënë Rama. Po meqë Rama të paska porositur dhe ti je bindur edhe duke shkelur ligjin, e paskeni bashkëshkelur. Atëherë në këtë bashkëpunim, Prokuroria e Posaçme ka detyrim të thërrasë kryeministrin. Së pari, kur ka një dëshmitare siç është ministrja, që deklaron se këto porosi ja ka dhënë kryeministri i vendit Edi Rama. Për të përfituar njerëz, arsye për të cilat ai duhet t’ia bëjë të ditura prokurorisë së posaçme. Pra këtu kemi një të pandehur ende të paregjistruar zyrtarisht, por ama është në hetim. Sigurisht po hetohen porositë e tij. Po hetohet atë çfarë ka thënë.
Rama po mbron Ramën. Nuk ka asnjë arsye tjetër. Natyrisht, episodi i Ballukut, pra dëshmitarja Balluku, e pandehura Balluku, është një arsye madhore edhe për Ramën sepse ajo dëshmon për të, ka dhe material formal dhe informal për të. Kjo është frika ndaj Ramës. Kanosja që u bëhet dëshmitarëve është kanosja drejtpërdrejtë ndaj Edi Ramës. Sepse këtu kemi diçka, Arnold. Kur ne flasim deri tani, siç thonë prokurorët në seancën e Këshillit të Rregullores së Mandateve, për një pretendim ligjor që nëse do mbulohet me provë dhe do bindet gjykata, e pandehura rrezikon 35 vite burg. Pra ishte një mesazh i qartë që këto janë dënime të rënda që përfshijnë organizatë kriminale, të trafikut të drogës, të pastrimit të parave, të. Dhe këtu, çfarë kemi? 11 procedura që janë tashmë në hetim deri tani, flasin për një shumë 1.1 miliardë euro. Nja 3.8 ishin këto të rrugëve që janë përmbysur tani. Dhe shkojnë 5 miliardë euro. Tani, ne dhe hetimi, që nuk është vetëm vendas, duhet të jetë edhe i huaj. Pra dhe partnerët duhet të marrin pjesë në këtë hetim, pse? Këtu është para e trafikut të drogës. Dhe unë nuk e dëgjova kryeministrin të përmendë asnjë fjali.
Na uruan pikërisht për këtë kurorë. Për këtë medalje. Pra festën e pavarësisë, në 35 vjet pas rivendosjes së marrëdhënieve, kanë përfshirë edhe kokainën në urim. Kush është njeriu që i ka promovuar këto grupe, që i ndihmon, u jep leje, bashkëpunon me të. Sepse nëse ti u mundëson atyre të pastrojnë miliarda euro, ti je njeriu që ke kontrata me ta. Dhe është duke mbrojtur edhe këta kontrata. Dhe këtu jemi në një fazë që nuk e dëgjova kryeministrin të fliste, çfarë lufte ke bërë ndaj trafikut të drogës? Se është sanksionuar Sinaloa. Dhe grupi tjetër meksikan, gjenerata e re. Për të cilët media meksikane flet sërish për lidhje me mafien shqiptare. Pra dy grupet, ndonëse rivale me njëra-tjetrën, ndër më të fortat, më më kriminalet në planet. Në trafikun e kokainës. Ka lidhje me shqiptarët. Tek e para është sanksionuar Hysa, Luftar Hysa që merr leje ndërtimi këtu, e turizëm, e kazino. Takon dhe kryeministrin. Takime me kryeministrin. Ishte një muhabet libri thotë ai, muhabet kazinosh zotëria tjetër. Tani edhe me kartelin tjetër. Edhe me grupet e tjera që janë nga Amerika Latine, Ekuador, Venezuelë, Meksikë, Kolumbi, ku të thuash. Pra këtu ka vërshuar droga, trafiku i drogës me miliarda, pastrohet dhe te historia e Ballukut, si duhet të dalim apo e AKSHI-t te këto tenderat, ç’bëjnë? Paraja e zezë formalizohet dhe pastrohet edhe nëpërmjet punëve publike. Ne kemi trafikantë të arrestuar që kanë marrë tendera publik me shumicë nga tafikantë droge”,- u shpreh Çollaku.






