“Bllokimi i drejtësisë puç shteti!”, Cara: Opozita s’mund të ketë më sjellje normale në Parlament
Deputeti i PD Igli Cara tha në “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata në A2CNN se nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, opozita nuk mund të ketë një sjellje normale në Parlament. Sipas Carës PD duhet të marrë masa më radikale dhe të forta për ta zhbllokuar situatën.
“Padiskutim që ata me vota e bllokojnë procesin, por opozita në këtë rast nuk mund të ketë një sjellje normale në Parlament, kuptohet që ne do insistojmë fort, dhe nuk mund ta kalojmë sikur është një bllokim i një amendamenti, apo një ligji, bëhet fjalë për principin themelor të funksionimit të shtetit, të së drejtës, të ligjit. Në momentin që bllokohet edhe kjo, unë se kuptoj çfarë duhet të bëjë më opozita, por besoj që duhet të marrë masa më radikale, më të forta, për ta zhbllokuar situatën. Bëhet fjalë për kolonën më të rëndësishme të një shteti, drejtësinë. Të bllokosh drejtësinë është puç i pastër shteti”, tha Cara.
I pyetur për protestën që do të mbajë PD të shtunën, Cara u shpreh:
“Intensiteti i protestës ka ardhur në ngritje, ky tashmë është fakt. Ne do të vazhdojmë protestën, s’e di si do jetë plani, por e di që do jetë protestë e fortë dhe do vazhdohet me intensitet të lartë. Pastaj do t’ia lamë protestës hapat në vazhdim. Vendimet përfundimtare do priten pas datës 5 kur është në Parlament edhe seanca, ky është mendimi im personal






