Presidenti, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit”, në të cilin vendosen kufizime jo vetëm për zyrtarët, por edhe për familjarët e tyre.
Sipas vendimit, zyrtarët në funksione të larta kushtetuese, anëtarët e qeverisë, deputetët dhe kryebashkiakët, duke përfshirë familjarët e tyre, e kanë të ndaluar të zotërojnë aksione apo të kryejnë aktivitete biznesi që përfitojnë nga pasuria e shtetit.
Atyre u ndalohet pranimi i dhuratave ku vlera maksimale e lejuar kufizohet në 10,000 lekë. Ish-zyrtarët gjithashtu ndalohen të punësohen në pozicione drejtuese në kompani private që kanë pasur lidhje me institucionin e tyre të mëparshëm, për një periudhë deri në dy vjet pas përfundimit të mandatit.
Ky ligj do të hyjë në fuqi 6 muaj pas publikimit në fletoren zyrtare.







