Rrugët/ Bardhi-Ramës: Nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim
Pas ironisë së bërë nga Kryeministri Edi Rama lidhur me situatën e rrugëve në Shqipëri duke e krahasuar me Portugalinë, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Ky i fundit shkruan në një status në FB, se në Shqipëri nuk po i shemb rrugët shiu, por korrupsionit.
Bardhi nuk nguron t’i kujtojë Ramës së në Portugali situata me rrugët është si pasojë e një cikloni me 200 km/h, mirëpo në Shqipëri, arsyeja e vetme që po shemb rrugët, është TORNADO E KORRUPSIONIT
Rrugët në Shqipëri nuk po i shemb shiu. Po i shemb korrupsioni. Përpjekja e Edi Ramës për t’u fshehur pas reshjeve sezonale është fyese për shqiptarët.
Në Portugali pati ciklon 200 km/orë. Tek ne ka tornado korrupsioni: vetëm në 11 tendera nën hetim nga SPAK, janë 1.1 miliardë euro, të hedhura në rrugë.
Pamjet nuk kanë nevojë për koment.
P.S. Një këshillë falas per Edi Ramën: nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim. Antonio Kosta është vetëm një telefonatë larg!






