Berisha: Protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe, asgjë nuk përjashtohet!
Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi se protesta e 28 shkurtit do të zhvillohet në mënyrë të ndryshme nga format e zakonshme, duke mos përjashtuar asnjë opsion.
Ai deklaroi se opozita po eksploron forma të reja dhe kreative protestash, duke përfshirë edhe bllokimin e rrugëve, ndërsa theksoi se të gjitha opsionet janë në konsideratë dhe se qëllimi mbetet vetëm protestë qytetare.
Osman Stafa: U dakordësua për llojin e protestës, me datën 28 shkurt?
Sali Berisha: Po dakordësohemi. Ndryshe do jetë.
Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja.
Një nga format? Bllokimi i rrugëve?
Sali Berisha: Të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë. Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet. Të jemi realistë.
Opsionet janë të gjitha.




