Ambasada e SHBA bën njoftimin e pazakontë: Rrezik sigurie, shmangni këto lokale në Tiranë

Ambasada e SHBA bën njoftimin e pazakontë: Rrezik sigurie, shmangni këto lokale në Tiranë

Ambasada amerikane në Tiranë ka lëshuar një njoftim të rrallë sigurie, duke këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin disa lokale në kryeqytet për shkak të rrezikut të mundshëm të dhunës hakmarrëse dhe shqetësimeve për sigurinë.

Ambasada iu bën thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin ambientet e përmendura mëposhtë dhe të monitorojnë njoftimet për përditësime të mëtejshme mbi situatën.

Ambasada amerikane zakonisht publikon njoftime sigurie në raste kur vlerësohet se ekziston një rrezik i shtuar për shtetasit e saj, duke përfshirë situata të mundshme kriminale apo tensione specifike në zona të caktuara.

Njoftimi i Amabasadës Amerikane në Tiranë:

Mesazh për Qytetarët e Shteteve të Bashkuara

Subjekti: Njoftim Sigurie

Vendndodhja: Tiranë

Data/Ora: E premte, 20 shkurt 2026

Ngjarja:

Si masë paraprake sigurie, për shkak të mundësisë së dhunës hakmarrëse dhe/ose raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime për sigurinë, restorantet e mëposhtme janë të ndaluara për personelin e Ambasadës së SHBA-së:

-Juvenilja

-Juvenilja Castle

-Pastiçeri Venezia

-Magic Club

Veprimet që duhen ndërmarrë:

-Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këto restorante

-Të ndjekin mediat lokale

-Të kenë gjithmonë një plan emergjence ose strategji daljeje

-Të mbajnë profil të ulët

Share it :