Mazhoranca po pengon drejtësinë/ Kalaja: Rasti i Ballukut do të ndikojë në integrimin
Ish-kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Aulon Kalaja, deklaroi në një intervistë në News24 se çështja e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, përbën një provë të rëndësishme për sistemin e drejtësisë dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ai shtoi se, sipas tij, mazhoranca po pengon reformën në drejtësi dhe po mbron politikisht zyrtarë të lartë.
Aulon Kalaja: Tek grupi parlamentar i PS nuk ka individualitete, megjithëse mendojnë ndryshe. Kjo ishte retorika e Ramës për të shuar zërat, duke thënë se jam unë Balluku. Nuk kam pritshmëri, ata janë një grup noterësh thjesht ngrenë kartonin.
Këta janë penguesit më të mëdhenj të reformës në drejtësi,
Momenti i Ballukut është një moment që do të vendosë shumë për integrimin në BE. Rama e Balluku janë kthyer në një kosto për ndërkombëtarët.
Mediat austriake kanë folur sot për afera seksuale, ekzistojnë thuhet disa video që po përdoren si mjet shantazhi dhe Rama është peng i Ballukut. Nëse Ahmetaj ishte maniak për dokumentimin e korrupsionit me prova e fakte, Balluku është me video të kësja natyre.
Ndryshe nuk kuptohet këmbëngulja e Ramës për të mos pranuar dorëheqjen e saj.






