Berisha: Edi Ramën nuk e heq drejtësia apo komuniteti ndërkombëtar, atë do ta heqin shqiptarët njëlloj si Enver Hoxhën!

Berisha: Edi Ramën nuk e heq drejtësia apo komuniteti ndërkombëtar, atë do ta heqin shqiptarët njëlloj si Enver Hoxhën!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat tha se, Edi Ramën nuk e heq drejtësia apo komuniteti ndërkombëtar, atë do ta heqin shqiptarët njëlloj si Enver Hoxhën.

Berisha: Për të gjitha këto, Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti.

Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin dhe urdhrin e tij ndaj vasalëve të tij, që të mos votojnë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky është rasti i tretë në të cilin Edi Rama është vetë direkt i implikuar.

Ai nuk hoqi imunitetin e Saimir Tahirit sepse ndante me të trofeun e drogës dhe trafiqeve.

Ai nuk hoqi imunitetin e ndrikull Xhaçkës, e kuptoni ju vetë, sepse është aksioner në vjedhjen tokë publike të 10 mijë metër katrorë. A mund të imagjinoni ju, kryetari i Bashkisë së Himarës, burgoset sepse ka firmosur dokumente të falsifikuara nga Xhaçkat, por lidhjet e tyre të ngushta me Edi Ramën dhe interesat kriminale i bëjnë këta imunë.

Dhe ai tani nuk heq imunitetin e Lubi Ballukut, sepse e di se fill mbrapa shkon ai.

E di se ai është kryehajduti dhe kreu i organizatës kriminale.

Për të gjitha këto ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Por, siç është bërë tashmë e qartë, Edi Rama nuk jep dorëheqjen, Edi Ramën nuk e heq dot drejtësia, Edi Ramën nuk e heq dot komuniteti ndërkombëtar, por atë do ta heqin shqiptarët, do ta shembin atë njëlloj si kultin satanik të Enver Hoxhës.

Share it :