“200 mln € të depozituara në offshore”, Berisha thirrje Ramës: Jep menjëherë dorëheqjen!
Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar edhe sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij emri i kreut të qeverisë përmendet në mega afera.
Në një konferencë me gazetarët në selinë blu, ai u shpreh se në raportin e 2014 të OSBE-ODIHR del se Rama ka të depozituar në banka off shore 200 mln euro akuza ndaj të cilave Rama nuk ka reaguar me padi.
“Përsëri jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës nga detyra e kryeministrit, i cili rezulton i implikuar në mega afera dhe rezulton si pengesa kryesore e mos funksionimin e drejtësisë.
Emri i Ramës lidhet me akuzën direkte të raportit të OSBE të 2014 në të cilin njoftohej se Rama mori detyrën e kryeministrit duke pasur 200 mln euro të depozituara në bankat off shorë.
Ndaj akuzave Rama nuk ngriti asnjë padi civile apo penale, për të mos thënë që e këperdiu në heshtje të plotë.
Rama u bë kryeministër me sarajet e Surrelit mbi shpinë, saraje me gjatësi themelesh 57 metra, dy herë më të gjata se vila e Enver Hoxhës”, tha ai.






