Shkullaku: Kërkesa e SPAK për Ballukun është goditje për Ramën
Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara dhe zhvillimet e fundit lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, Shkullaku u shpreh skeptik për ndikimin real që vizita në SHBA mund të ketë në planin e brendshëm politik.
Sipas tij, takimet dhe fotografitë në Uashington nuk përkthehen automatikisht në përfitime elektorale apo në forcim të pozitave të kryeministrit në vend.
“Çështja është çfarë fiton Rama me këtë punë? Në debatin lokal ne mund ta shtymë dhe një emision. Edhe dy tre të tjerë. E priti Trumpi, s’e priti Trumpi. Në debatin lokal prapë nuk ka vlerë reale. Pse? Sepse Rama votat, ndryshe siç mund të jetë në Kosovë, ku një takim me përfaqësues të lartë të politikës amerikane ka ndikim.
Ose është zbehur roli i Amerikës në rajon. Se njëherë thonë kryeministri më i mirë, njëherë thonë kryeministri më i keq. Pra, dhe amerikanët njëherë janë për ndryshim kufijsh, njëherë janë për Ballkan të Hapur, ka një mungesë serioziteti.
Rama nuk i merr votat as çfarë thotë Blinkeni dhe as nëse e pret. Sa të ketë çunat e vet, nuk i plas shumë se çfarë ndodh përtej oqeanit. Sigurisht që i duhet këtu për të marrë pak oksigjen, për të thënë që shiko se Amerikën e ka me vete, do zbythet SPAK-u, s’do zbythet SPAK-u, që ndërkohë nuk ka ndodhur.
Do t’i rregullohen marrëdhëniet me Bashkimin Europian, s’i rregullohen marrëdhëniet me Bashkimin Europian. A ka marrë ndonjë ndihmë konkrete financiare për Shqipërinë? Dhe a takoi ndonjë zyrtar të lartë në Uashington Edi Rama? Pra, që të marrësh rrugën për t’u ulur atje dhe për të folur tre minuta si një nga 93 vendet pjesëmarrëse të bordit.
Rumani, Hungari, Kosovë, Shqipëri. Pra katër vende ishin, ishim një nga 94-at. Për shkak të debatit që u bë këtu, që Trumpi ka hequr vizën e të tjerë e të tjerë, fotografia treshe, jo dyshe, me Vjosa Osmanin në fund, mund të thuhet që okej Rama vajti te Trumpi. Kaq është historia.
Çështja është, ajo që diskutojmë ne këtu është, ore, a ja vlen të falen copa Shqipërie, të çohen para, të bëhen lobime e të tjerë e të tjerë, për një fotografi treshe? Për ne si shqiptarë nuk ja vlen fare. Por dhe për Ramën mendoj që nuk ja vlen. Do të ishte tjetër histori, nëse këtu pozitat e Ramës do kishin qenë po aq të forta sa ç’kanë qenë para disa vitesh.
A janë po aq të forta? Unë them që jo. Nuk janë aq të forta. Pra, Rama ka mazhorancën më të madhe që ka pasur ndonjëherë, 85 mandate, po përpëlitet si legen ka tre muaj, ja Belinda, pezullimi, SPAK-u, erdhën me patllake, po ma marrin, po ma bëjnë tenxheret, kazanët, po më sulmojnë vetëm mua, ç’janë këta të poshtër, SPAK-u do t’i vë kufirin këtu.”, tha ai.






