I moren token e ja dhane Bolinos/ Dosja “Partizani”, Jamarbër Malltezi “çon” Ramën dhe Ballën në GJKKO

I moren token e ja dhane Bolinos/ Dosja “Partizani”, Jamarbër Malltezi “çon” Ramën dhe Ballën në GJKKO

Në një ekran të madh në një nga sallat e Gjykatës së Posaçme, u shfaqën të hënën video të një deklarate publike të kryeministrit Edi Rama e vitit 2022 dhe një tjetër e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e vitit 2016.

Videot u paraqitën nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, në procesin gjyqësor në themel të dosjes “Partizani”, sipas tij, për të provuar se SPAK në rastin e tyre ka vepruar me urdhër politik.

Në sallë, i pandehuri Malltezi këmbënguli se nuk kishte kryer asnjë vepër penale dhe se SPAK kishte më shumë se 30 fakte ta falsifikuara në dosje.

Pas përfundimit të parashtrimeve të Malltezit, seanca e së hënës u shty për më 6 mars, në pranim të kërkesës së prokurorëve të SPAK, për të pasur kohë për të dhënë prapësime mbi pretendimet e të pandehurit

Share it :