Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas bllokimit të segmentit rrugor Librazhd-Prrenjas që ka ndarë Shqipërinë në dy territore të papërshkueshme.
Berisha ka akuzuar qeverinë për korrupsion dhe paligjshmëri. Ai hodhi poshtë pretendimet se dëmtimi i rrugës është shkaktuar nga kushtet atmosferike, duke e lidhur situatën drejtpërdrejt me ndërhyrje të paligjshme në shtratin e lumit.
“Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni”- u shpreh kryedemokrati.
Berisha akuzoi drejtpërdrejt ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, për papërgjegjshmëri dhe lejim të ndërhyrjeve të paligjshme.
Ky bllokim është vepër totale e paligjshmërisë dhe korrupsionit, papërgjegjshmërisë së dy ministrave, të cilat kanë lejuar të ndërhyhet në lum pa modelin e studiuar të domosdoshëm”– tha Berisha.






