Anti-Krishti e anti-islami si paketë 2 në
Në një postim në rrjetet e tij sociale, deputeti i PD-së Strazimiri ka reaguar ndaj përdorimit të gazit lotësjellës gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme, duke e quajtur aktin si një provokim të paprecedent.
‘Paska folur mu në derë të Xhamisë së Madhe që e përdhos me qenëri spiunësh e Sigurim sa herë ka protestë, e që sot e mbyti në gaz si për Ramazan që është, mbyti dhe Katedralen në ditë Kreshme’- theksoi Strazimiri
Deputeti e quajti këtë akt një tentativë për të shkatërruar edhe unitetin fetar, duke bashkuar në një front të përbashkët anti-krishtin dhe anti-islamin.
Postimi:
Ja dhe mortja paska folur!
Paska folur mu në derë të Xhamisë së Madhe që e përdhos me qenëri spiunësh e Sigurim sa herë ka protestë, e që sot e mbyti në gaz si për Ramazan që është…!!!!
Njësoj mbyti me gaz sot edhe Katedralen, që është aty ngjitur, në ditë të Kreshmës…
Anti-krishtin e anti-islamin bashkë, të dyja në 1…





