Berisha: Kush qëllon mbi protestuesit paqësorë do përballen me ndëshkimin e merituar. Mehmeti: Më qëlluan nga tarraca e kryeministrisë

Berisha: Kush qëllon mbi protestuesit paqësorë do përballen me ndëshkimin e merituar. Mehmeti: Më qëlluan nga tarraca e kryeministrisë

Kryetari i PD-së Sali Berisha duke folur për gazetarët, është shprehur se, policët që qëllojnë mbi protestuesit paqësor do të marrin ndëshkimin e merituar.

Ndërkohë e plagosura me plumb gome, Senada Mehmeti është shprehur se, është qëlluar nga tarraca e kryeministrisë.

Protestueset më paqësore.

Këta po tejkalojnë çdo vijë të kuqe dhe i garantoj se do marrin ndëshkim shembullor për këto qëndrime që mbajnë…

Zonja Mehmeti, në çfarë vendi ishte kur u qëlluat?

Senada Mehmeti: Ka qenë ende pa mbaruar protesta, në kohën kur kryetari i PD-së, Sali Berisha po mbante fjalimin e tij. Kam qenë në rreshtin e parë pa bërë asnjë lëvizje, një dëgjuese dhe protestuese.

Me çfarë u qëlluar dhe nga ku u qëlluat, çfarë pozicioni?

Seanda Mehmeti: Nga pozicioni që jam qëlluar, duhet të ketë ardhur nga tarraca e kryeministrisë se unë kam qenë të majtë të skenës dhe kështu që nga andej ka ardhur edhe goditja.

Zoti Berisha, do të vazhdojë protesta, apo mbyllet këtu?

Sali Berisha: Jo, nuk mbyllet këtu protesta.

Po si do vazhdojë?

Sali Berisha: Vazhdon protesta. Do vazhdojë dhe të jeni të sigurt se kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona.

Ju e shihni se çfarë vullneti i hekurt është, dhe këta që kanë bërë këto veprime, këta që gjuajnë protestuesit, këta do përballen me ndëshkimin e merituar.

Share it :