Bardhyl Kollçaku, nën hetim nga SPAK, propozohet për ambasador në NATO

Bardhyl Kollçaku, nën hetim nga SPAK, propozohet për ambasador në NATO

Nga Avokat Arben Llangozi

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe ish-deputeti, Bardhyl Kollçaku, i cili aktualisht është nën hetim nga SPAK, është propozuar për postin e ambasadorit të Shqipërisë pranë NATO në Bruksel. Kollçaku gjenerali që tradhëtoi ushtrinë për përfitime personale.

Nesër, kandidatura e tij do të shqyrtohet nga Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvend. Ky shqyrtim padyshim do të jetë formalisht, pasi pazari është mbyllur. Një personi nën hetim po i jepet një post strategjik ndërkombëtar, duke treguar qartë se integriteti dhe përgjegjësia morale nuk janë më kriter për promovim.

Për Kollçakun, i cili ka lidhur emrin me çështjen e vjedhjes së pasurisë së shqipërisë dhe pronat e marinës në Sarandë. Ai është një shpërblim politik, një qoka që kthehet dhe një sinjal për të gjithë që pozicioni dhe besnikëria mund të jenë më të rëndësishme se ligji. Hetimi nuk është pengesë përkundrazi, duket se transformohet në një “tapet të kuq” drejt privilegjeve.

Posti i ambasadorit në NATO kërkon kredibilitet dhe integritet, por duket se këto janë fjalë boshe kur politika vendos. Procedurat komisioni, dëgjimet, votimi janë thjesht fasadë për të mbuluar vendimet që janë marrë tashmë brenda rrjetit të pushtetit. Për qytetarin, kjo tregon qartë se ligji dhe meritokracia janë opsionale kur vihen në balancë me qokat dhe marrëveshjet politike.

Promovimi i një personi nën hetim dërgon një mesazh të qartë, karriera nuk ndalet nga ligji, hetimi nuk pengon privilegjet, dhe integriteti institucional është i relativizuar. Shqipëria dërgon kështu sinjal se standardet e besueshmërisë dhe kredibilitetit ndërkombëtar mund të anashkalohen kur interesi i pushtetit kërkon shpërblime.

Bardhyl Kollçaku nuk është gjeneral në kuptimin e fjalës; ai është simboli i shndërrimit të uniformës në instrument për përfitim personal dhe pazare oligarkike, duke treguar se për të nderi dhe atdheu nuk kanë vlerë, vetëm interesi privat dhe pushteti politik; ndërsa gjeneralët e vërtetë betohen për të mbrojtur tokën dhe jetën e popullit, Kollçaku shiti territore, vulosi kontrata dhe fitoi një mandat deputeti, duke lënë pas vetëm korrupsion, kontrata dhe një turp kombëtar.

Share it :