Interpelancë për “Duranën” dhe ligji për AKSHI-n
Kuvendi do të mblidhet mëngjesin e kësaj të enjte në seancë plenare.
Seanca parashikohet të nisë me një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, të kërkuar nga Agron Shehaj dhe Erald Kapri, lidhur me projektin e Parkut Virtual Teknologjik “Durana”.
Në diskutim pritet të jenë edhe 6 projektligje të paraqitura nga opozita, ndërsa pritet të miratohet edhe ligji i ndryshuar për funksionimin e AKSHI-t.
Pjesë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i disa projektvendimeve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Në agjendë janë edhe projektligji për një shtesë në ligjin “Për tatimin e vlerës së shtuar”, projektligji “Për statusin e minatorit”, si dhe projektligji “Për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratorike për ndotësit ushqimorë”, të cilat do të shqyrtohen sipas procedurës me shumicë të thjeshtë votash.
Seanca do të mbyllet me shqyrtimin e projektvendimit “Për miratimin e planit vjetor 2026 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022–2026”.




