Vazhdojnë tensionet në Baks-Rrjoll, përplasje mes protestuesve dhe policinë. 20 të shoqëruar

Vazhdojnë tensionet në Baks-Rrjoll, përplasje mes protestuesve dhe policinë. 20 të shoqëruar

Banorët e zonës së Baks-Rrjollit në Velipojë kanë vijuar sot protestat kundër ndërtimit të një resorti turistik në tokat që ata i konsiderojnë të tyre.

Ata kërkojnë që punimet të ndalohen menjëherë dhe i bëjnë thirrje Prokurorisë së Shkodrës dhe gjykatave të japin vendime të drejta, duke u bazuar në dokumentacionin përkatës dhe të respektuar të pronës.

Sot, situata u tensionua kur banorët tentuan të bllokonin mjetet e fadromës që po kryenin punimet.

Për shkak të përplasjes, forca të shtuara policie nga Tirana u dërguan në zonë dhe mbi 20 persona u shoqëruan në komisariatin e Shkodrës

Banorët paralajmërojnë protesta të tjera dhe greva urie nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :