Këlliçi: Ndryshimet në Kodin e Pr. Penale, tentativë për rikthimin e ‘bllokut’ të paprekshmëve nga drejtësia
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka komentuar ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale të propozuara nga kryeministri Edi Rama, duke i cilësuar ato si përpjekje për të mbrojtur veten dhe kabinetin qeveritar nga hetimet.
Sipas Këlliçit, nismat ligjore synojnë të kufizojnë mundësinë e prokurorisë për të pezulluar nga detyra kryeministrin, zëvendëskryeministrin dhe ministrat në rast hetimesh, duke krijuar, sipas tij, një ‘imunitet nominativ’ për rreth 29 funksionarë të lartë. Ai deklaroi se kjo përbën një tentativë për të krijuar një ‘bllok të dytë’ të zyrtarëve të paprekshëm nga drejtësia
Gjatë intervistës, Këlliçi u ndal edhe te situata politike në vend, duke pretenduar se Shqipëria perceptohet ndërkombëtarisht si një ‘narkoshtet’. Ai tha se ndryshimet e propozuara do ta bënin të pamundur pezullimin nga detyra të zyrtarëve të lartë edhe në rast se ndaj tyre ka prova të forta apo hetime të thelluara
Shqiptari Robert Lulgjuraj garon në një nga distriktet e Miçiganit për Kongresin Amerikan, nën petkun e Partisë Republikane. Kam qenë me Robertin në Qendrën Kulturore Nënë Tereza, në Miçigan, ku jemi takuar për të diskutuar për fushatën e tij, për angazhimin e komunitetit shqiptar dhe kam bërë thirrje publike dhe kam kërkuar mbështetjen e gjithë komunitetit shqiptar për Robertin.
Sepse mos harroni, në Miçigan ne mund të kemi komunitetin më të madh shqiptar që kemi në SHBA, pas Nju Jorkut kuptohet, me rreth 200,000 shqiptarë dhe vota shqiptare është shumë e rëndësishme në një shtet me 10 milionë banorë siç është Miçigani.
Kështu që kam bërë thirrje dhe kam, kam qenë në këto momente kur live kemi patur në telefon edhe protestën që u zhvillua në Tiranë, sepse dhe ai kishte interes për të parë cila është veprimtaria e opozitës.
Tashmë janë të gjithë të njohur me faktin që ka një, ka një Meksikë të dytë në Europë që është Shqipëria. Pra kështu konsiderohet, po them të vërtetën, por nga ana tjetër ndërgjegjësimi ka arritur në pikën ku nuk ka më sot as edhe një kongresmen apo zyrtar amerikan që nuk e di që prek çështjet e Europës, që nuk e di që në Europë, në zemër të Europës, ka një Meksikë të dytë që e ka ndërtuar Edi Rama. Një narkoshtet që e ka ndërtuar kryeministri i Shqipërisë.
Mendoj dhe unë kam patur dhe një reagim të qartë që ne jemi të vendosur të mos lejojmë krijimin e një blloku të dytë tashmë në Shqipërinë e 2026-ës. Çfarë do të thotë? Blloku dihet, domethënë nga historia, sepse unë për fatin tim të madh jam datëlindje e ’87 dhe nuk e kam jetuar dhe përjetuar atë periudhë, por blloku i udhëheqësve ishte blloku i të privilegjuarve, i atyre që ishin praktikisht mbi ligjin, i atyre që mund të bënin gjithçka me jetën e shqiptarëve, bënin gjithçka me pasuritë e këtij vendi dhe nuk shkonin para ligjit nëse komandanti, Enveri, në këtë rast Rama, biri i tij politik dhe ideologjik, nuk vendoste që të shkonin para ligjit.
E njëjta tentativë po ndodh sot në 2026-ën në Shqipëri. Edi Rama po tenton të rikthejë bllokun. Çfarë do të thotë? Me ligj të mbrojë të gjithë kabinetin e tij, ministrat e tij, edhe nga vjedhjet e kapur në flagrancë dhe t’i pamundësojë organit të akuzës pezullimin nga detyra të një zyrtari që e vendos Rama dhe për garniturë aty ka futur kreun e KLSH-së, avokatin e popullit, tash thu se po merren me avokatin e popullit këta, dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që e rregullon ligji vetë për pezullimin e tyre nga detyra, apo dhe presidentin e Republikës, që i thonë Lake që ta dini, Laken e vet nga ky pezullim.
Në formën e një nofkeje të brendshme mes tyre. Ka vendosur të mbrojë dhe Laken me këtë rast nga pezullimi nga detyra, nëse kapen në flagrancë. Janë rreth 29 persona pra që ka vendosur, ka vendosur që t’i japë imunitet nominativ 29 individëve, por këtu unë dua të ndalem vetëm te kabineti, te kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat, për të patur licencë për të vjedhur në këtë vend.
Pra çfarë do të thotë? Edhe nëse prokurori kryen hetime me vite me radhë, arrin përtej bindjes së arsyeshme, përtej çdo dyshimi të faktojë që veprimtaria e një zyrtari me këtë funksion, në rastin konkret zëvendëskryeministri apo ministri, bie ndesh me ligjin. Pra shkon në zyrë ky zyrtar për të vjedhur paratë, për të futur duart në paratë e shqiptarëve, tek buxheti i shqiptarëve, tek paratë publike, pengon drejtësinë, intimidon dëshmitarët, siç është rasti i Belinda Ballukut, sepse e kemi të faktuar që me metoda speciale Prokuroria e Posaçme e ka vërtetuar që zonja në fjalë, zëvendëskryeministrja, ka shkuar dhe ka intimiduar dhe ka kërcënuar punonjësen e saj pse ka dhënë dëshminë në Prokurorinë e Posaçme dhe e ka dhënë jo në favor të saj.
Edhe në këto raste thotë Edi Rama, ti e ke të pamundur si shtet, ti e ke të pamundur si organ akuze të më pezullosh mua nga detyra sepse kështu kam vendosur unë. Dhe kjo është licencë për të vjedhur shqiptarët për sa kohë Edi Rama vijon të qëndrojë në detyrën e kryeministrit. Dhe kjo është pika ndarëse. Pra kjo është ajo pika që derdh kupën dhe është e paimagjinueshme që mundet të mendohet që një shqiptar mundet të pranojë këtë standard’, u shpreh ndër të tjera Belind Këlliçi në SYRI TV.






