Pezullimi është një mjet i ligjshëm dhe i rekomanduar/ ‘Shuplaka’ e Komisionit të Venecias për Ramën

Edi Rama duket i vendosur në rrugën e tij për të sakrifikuar integrimin evropian të Shqipërisë për të mbrojtur veten e tij.

Ky opinion është dhënë për Kosovën.

Komisioni i Venecias ka dhënë një opinion të gjatë dhe zyrtar për pezullimin e zyrtarëve nga detyra në kuadër të draftit të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës para gjashtë vitesh.

Çfarë thuhet konkretisht në këtë opinion?

Pezullimi është një mjet i ligjshëm dhe i rekomanduar

Ai ka vendosur sot të forcojë imunitetin për veten dhe ministrat e tij, ndërkohë që në mbarë botën demokratike, trendi është kufizimi ose zhdukja fare e imunitetit.
Por ndërkohë që Edi Rama mashtron për arsyet se pse po e ndërmerr këtë hap, një opinion i Komisionit të Venecias e mbron pezullimin e zyrtarëve të lartë si një mjet jo vetëm të ligjshëm, por edhe të rekomanduar.

 

Çfarë thuhet konkretisht në këtë opinion?

Pezullimi është një mjet i ligjshëm dhe i rekomanduar

Komisioni e konsideron pezullimin nga detyra si masë të ligjshme dhe efektive, të mbështetur nga standardet ndërkombëtare, përfshirë Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC), e cila parashikon se zyrtarët nën hetim mund të pezullohen ose shkarkohen edhe duke pasur parasysh prezumimin e pafajësisë.

Nuk duhet të kufizohet vetëm për krimet lidhur me funksionin publik

Komisioni thotë se masa e pezullimit nuk duhet të kufizohet vetëm për çështje të lidhura me shkeljet në funksionin publik — ajo mund të aplikohet për çdo vepër penale nëse ka rrezik konkret për:

-pengimin e drejtësisë;

-ndikimin te dëshmitarët;

-shkatërrimin e provave.

Pra, sipas këtij opinioni, nuk ka ndonjë kufizim të përgjithshëm që ndalon pezullimin e zyrtarëve të lartë – përfshirë ministrat apo çdo zyrtar tjetër publik nëse plotësohen kriteret për rrezik të veprimeve që cenojnë procesin penal.

Opinioni rekomandon se masa e pezullimit mund të aplikohet për të gjithë personat zyrtarë, përfshirë:

-ministra;

-anëtarë të qeverisë;

-funksionarë të lartë;

-çdo person që ushtron autoritet publik — madje edhe personat e zgjedhur.

Image

Share it :