Berisha denoncon skandalin: Altin Troplini ka firmosur 16 kërkesa për të më hetuar mua dhe mbesat e mia edhe 4 vite para lindjes së tyre
Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për media tha se Altin Troplini ka firmosur 16 kërkesa për të hetuar jo vetëm atë, por edhe mbesat e tij, madje katër vite para lindjes së tyre.
Sipas Berishës, këto kërkesa janë dërguar te 16 institucione të ndryshme brenda një dite, pa asnjë lidhje me ndonjë dosje të hapur, dhe vetëm për të zbatuar urdhrin e Edi Ramës që “Skapi duhet të hetojë dhe ndëshkojë Sali Berishën”.
Lideri i opozitës theksoi se kjo nuk ka të bëjë me ndonjë hetim real, por përbën një operacion politik: “Dosja nuk ishte gjë, dosja është një piramidë”, tha Berisha, duke denoncuar mënyrën se si po përdoren institucionet për sulme personale dhe politike ndaj tij dhe familjes së tij.
Deklarata e plotë:
Këtu keni një listë kërkesash të firmosura nga Altin Troplini për të gjitha, për 16 institucione, për të hetuar Sali Berishën dhe mbesat e tij, edhe katër vite para lindjes së tyre.
Dërguar çdo institucioni, pa asnjë lidhje, vetëm në kërkim të zbatimit të urdhrit të Edi Ramës, i cili tha se Skapi duhet të hetojë dhe ndëshkojë Sali Berishën.
Kjo është lista, ata brenda një dite kanë dërguar 16 kërkesa për hetim 30-vjeçar.
Kjo nuk ka lidhje me dosjen.
Dosja nuk ishte gjë, dosja është një piramidë.






