Skemë rryshfeti 100 milionë dollarëshe/ Arrestohet ish-ministri ukrainas i Energjisë

Skemë rryshfeti 100 milionë dollarëshe/ Arrestohet ish-ministri ukrainas i Energjisë

Shërbimi Kombëtar Kundër Korrupsionit arrestoi ish -ministrin ukrainas të Energjisë, German Galuchenko. Politikani u arrestua pak para se të largohej nga vendi.

Sot, ndërsa po kalonte kufirin, hetuesit e ndaluan ish-Ministrin e Energjisë në lidhje me rastin Midas”, thanë autoritetet në një deklaratë, duke iu referuar skandalit të korrupsionit që tronditi sektorin e energjisë të Ukrainës vitin e kaluar.

Emri i Galuchenkos nuk u përmend në njoftim, por mediat raportojnë se ai shërbeu si Ministër i Energjisë deri në vitin 2025 dhe dha dorëheqjen në nëntor të atij viti.

“Hetimet fillestare janë duke u zhvilluar, të cilat po kryhen në përputhje me ligjin dhe sanksionet e parashikuara gjyqësore”, u tha në njoftim.

Share it :