Një incident është regjistruar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e prekur nga projekti TID. Gjatë diskutimit, një qytetar i është drejtuar me fjalët: “Shko se po të pret Gysi”. Menjëherë pas kësaj, kryeministri ka reaguar me gjest në drejtim të tij, ndërsa policia ka ndërhyrë duke e arrestuar qytetarin.
Nga pamjet nuk evidentohet asnjë akt dhune apo rrezik fizik nga ana e tij, dhe ndalimi duket të ketë ardhur pas komunikimit verbal. Situata është tensionuar më tej, pasi disa banorë kanë reaguar me thirrje kundërshtuese ndaj projektit dhe një pjesë e tyre janë shoqëruar nga policia. Gjatë ndërhyrjes ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, i cili sipas pamjeve shtyhet nga efektivët teksa përpiqet të mbrojë qytetarët.




