Ndryshimet e reja në Kodin Penal/ Ambasada SHBA thekson serisht pavarsine e drejtesise
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar sërish në lidhje me ndryshimet ligjore të Kodit Penal dhe paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për ndërhyrje në legjislacion pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun.
Në një prononcim për Euronews, Ambasa ka theksuar edhe njëherë pavarësinë që duhet të kenë organet e drejtësisë.
Sipas saj pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit, ndërsa nuk ka dhënë një koment specifik për çështjet ligjore që janë në proces.
“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Nuk kemi koment për çështjet ligjore që janë në proces”, shprehet Ambasada amerikane.






