Gjoni: Protestat po rrisin ‘temperaturën’, synimi është lëkundja e themeleve të shtetit

Gjoni: Protestat po rrisin ‘temperaturën’, synimi është lëkundja e themeleve të shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin “Task-Forcë” në SYRI TV, deklaroi se protesta e fundit shënoi një zhvillim të ri, duke reflektuar një rritje graduale të intensitetit dhe pjesëmarrjes.

Sipas tij, PD do të vijojë me protesta edhe më të shpeshta, me qëllim rritjen e presionit publik brenda dhe jashtë vendit, ndërsa akuzoi qeverinë për reagim të alarmuar pas zhvillimeve të fundit politike dhe ligjore, përfshirë çështjen “Balluku” dhe ndryshimet në Kodin Penal.

Gjin Gjoni: Protesta e djeshme në krahasim me protestën e datës 24, ka një zhvillim akoma më të ri dhe unë në pikëpamjen time, por njëkohësisht edhe me bisedat, ka një rritje graduale të mënyrës se si protestohet dhe mënyrës se si Partia Demokratike kërkon të shkojë tek skenare të cilët normalisht janë skenare të cilët parashikojnë që të ndodhin në lidhje me për të ardhmen

Padyshim që ka një ngritje të temperaturës, edhe nga vetë publiku, edhe ka një interesim më të madh të njerëzve, pavarësisht se dita e djeshme ishte sipas parashikimeve një kohë e keqe, të them të drejtën dhe pjesa më e madhe e njerëzve kanë ardhur me kohë me shi, nga rrethet e tyre të cilët janë nisur në drejtim të Tiranës. Padyshim që qëllimi kryesor në lidhje me gjithë vendimmarrjen e Partisë Demokratike në organizimin e protestave, të cilët do të bëhen edhe akoma më të shpeshta. Në 20 është e radhës. Është që përveç sensibilizimit dhe ngritjes së temperaturës, por edhe të njerëzve, interesimit të njerëzve, shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, por edhe një pjesë të diasporës që jetojnë në vendet e rajonit, në Itali, në Greqi dhe apo në vende të tjera të Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ka pasur njerëz dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kësaj radhe në protestë.

Po, janë shkruar dhe në rrjetet sociale, po, shumë. Të ngrihet, të ngrihet temperatura dhe njëkohësisht të paraqitet në sytë e opinionit ndërkombëtar që sot shteti shqiptar është nën sundimin e një klike autokratike. Dhe në rastin konkret po të marrim të gjitha mediat e huaja të cilët janë, kanë dhënë informacion në lidhje me protestën e datës 24, por edhe të datës së djeshme, rezulton që qëndrimet dhe mënyra se si po paraqitet ashtu siç e thatë ju, ka një emërues të përbashkët. Që kërkohet patjetër të nëpërmjet protestave të lëkundet themelet e këtij shteti dhe njëkohësisht ngjarjet e fundit dhe mënyra se si ë pushteti dhe shteti ka reaguar në raport me nivelin e korrupsionit dhe nivelin e çështjes dhe në lidhje me çështjen Balluku, por edhe me ndryshimet e tjera rrënjësore që kanë ndodhur në kodin penal dhe që po ndodhin në kodin e procedurës penale, por edhe ndryshime të tjera që sot po diskutonim me Westminster Foundation, edhe në lidhje me një ligj të ri që është porositur në lidhje me, me teknologjinë së fundi dhe me këtë të ashtuquajturën AKSH ose privatizimin, tregon lëvizje post Balluku ose post vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilët kanë vënë në një alarm të theksuar qeverinë dhe Edi Ramën, sidomos, sepse edhe në rast se ndryshimet ligjore do të ndodhin siç janë propozuar në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, nuk prekin çështjen Balluku.

Share it :