Në GJK/ Logu: Rregullorja e Kuvendit s’mund të kthehet në mjet arbitrar në dorë të PS që asgjëson opozitën

Në GJK/ Logu: Rregullorja e Kuvendit s’mund të kthehet në mjet arbitrar në dorë të PS që asgjëson opozitën

Gjykata Kushtetuese po mban seancën për shqyrtimin e kërkesës së PD-së e cila kërkon shfuqizimin e ndryshimeve të njëanshme të Rregullores së Kuvendit të miratuara me procedurë të përshpejtuar nga PS-ja (maxhoranca parlamentare) në seancën e 16 shtatorit 2025.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së tha se procesi cënoi thelbin e demokracisë parlamentare dhe shkeli hapur të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës

Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve brenda të njëjtës ditë përbën një shkelje flagrante, pasi nuk u respektua afati minimal prej një jave i parashikuar nga Kushtetuta dhe rregullorja për shqyrtim. Ky nxitim, u mohoi deputetëve kohën e nevojshme për t’u përgatitur, diskutuar dhe propozuar ndryshime, duke kufizuar rolin e tyre ligjvënës.

.. Në rastin konkret ashtu siç rezulton edhe nga rrethanat e çështjes, pavarësisht detyrimeve të qarta që ka kryetari i Kuvendit, i cili sipas nenit 76 duhet të sigurojë respektimin e të drejtave të anëtarëve të Kuvendit, dhe pavarësisht parashikimeve të qarta që rrjedhin nga nenet 1, 2, 70 dhe 75 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe nenet 46 dhe 48 apo neni 4 pika 3 e ligjit 8550 i vitit 1999 për statusin e deputetit, rezulton që asnjë deputeti, ose deputetëve të opozitës në këtë rast që kanë kërkuar të drejtën për të shprehur mendimet e tyre lidhur me këtë projekt vendim që ishte paraqitur në seancë plenare, nuk i është dhënë mundësia që të paraqesin mendimet e tyre apo të kenë të drejtën e fjalës, që sipas rregullores është të paktën 10 minuta për çështjen që është është duke u duke u shqyrtuar.

Rregullorja e parlamentit ka për qëllim apo ka për detyrë që të mbrojë në fakt të drejtat e pakicës parlamentare në raport me shumicën parlamentare. Vetë Gjykata Kushtetuese, por edhe Gjykata e Strasburgut, është shprehur që pushteti vetërregullues që ka parlamenti nuk duhet të bëhet premisë që të drejtat e deputetëve të cenohen në atë masë që do të çonte drejtpërdrejt cenimin e parimit të demokracisë përfaqësuese. Së fundmi, Gjykata e Strasburgut në vendimin Karacsonyi dhe të tjerë kundër Hungarisë, paragrafët 141 dhe 147, ka thënë: në veçanti duhet të arrihet një ekuilibër i cili siguron trajtimin e drejtë dhe të duhur të njerëzve që vijnë nga pakicat dhe shmang abuzimin e një pozicioni dominues. Prandaj me autonominë, po e mbyll, autonomia parlamentare nuk duhet të abuzohet me qëllim shtypjen e lirisë së shprehjes së deputetëve”
Ai nënvizoi më tej se Regullorja nuk mund të shdërrohet në një mjet arbitrar të shumicës parlamentare që cënon pakicën parlamentare aq më tepër ta asgjësojë.

“Rregullorja e parlamentit nuk duhet të shërbejë si bazë që shumicën parlamantera me pozitën e saj dominuese përballë opozitës. Në vlerësimin tonë, shqyrtimi dhe trajtimi i kësaj çështjeje ka ndër të tjera këtë qëllim: Pra rregullorja e Kuvendit nuk mund të shndërrohet në një mjet arbitrar të shumicës parlamentare që cënon pakicën parlamentare aq më tepër ta asgjësojë.”
Çfarë kërkon PD?
(i) Shfuqizimi i vendimit nr. 57, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

Share it :